“Dhuna ndaj Donikës e orkestuar nga Thaçi, ai ëshë fajtor për vrasjet e aktivistëve të LDK-së”, ky është paralajmërim i rrezikshëm…

Tashmë disa ditë në Kosovë është duke u zhvilluar një fushatë fyese ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës.

Profesor dr. Enver Bytyçi, vlerëson se kjo fushatë dhe dhunë kundër Donika Gërvallës është presion dhe frikësim për dëshmitarët e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, kjo dhunë është e orkestruar nga Hashim Thaçi.

Megjithatë, sipas tij, gjyqtarët në Hagë tash marrin dëshmi më shumë, se Thaçi është fajtor për vrasjet që u janë bërë aktivistëve të LDK-së.

Postimi i plotë:

Dhuna ndaj Donikës është presion e paralajmërim për dëshmitarët e Gjykatës Speciale!

Me sjelljen e disa eksponentëve të Partisë Demokratike të Kosovës ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, këta eksponentë po dëshmojnë se nuk janë vetëm ekstremistë, por po shkojnë drejt terrorizmit!

Me ngjarjet e djeshme deri te pankartat me shpifje e fyerje për zonjën Gërvalla pjesa kriminale e PDK-së i dëshmoi Kosovës se do të duhet të përballet me një problem të madh në politikën e saj.

Ndërkaq aktivizimi i këtij lloj ekstremizmi kundër Gërvallës është dhunë kundër drejtësisë. Dhe dhuna kundër drejtësisë që duhet të bëjë Gjykata Speciale në Hagë është e orkestruar nga Hashim Thaçi. Kësisoj gjyqtarët e Hagës marrin në dorë një dëshmi më shumë se Thaçi është fajtor në vrasjet që u janë bërë aktivistëve të LDK-së dhe se ai nuk mund të hetohet në liri, për shkak të ndikimit që ka për të bërë presion kundër dëshmitarëve!

Donika Gërvalla për PDK-në është një dëshmitare e supozuar dhe jo reale. Mesazhi i luftës kundër saj është i qartë: – Guxoni ju dëshmitarët e vërtetë të dëshmoni në Hagë dhe çfarë do të pësoni për këtë! Vetëm idiotët nuk mund ta lexojnë këtë lloj mesazhi.