Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Novi Sad të Serbisë, ku një 33-vjeçare dyshohet se ka vrarë vajzën e saj vetëm njëvjeçare dhe më pas është përpjekur t’ia hedhë fajin vajzës tjetër, 11-vjeçare.
Sipas informacioneve jozyrtare të gazetës serbe “Blic”, e dyshuara A.Sh. ka pretenduar se vajza e saj më e madhe e kishte goditur foshnjën me rrip, pasi ishte nervozuar prej saj.
Megjithatë, hetimet dyshojnë se vetë nëna e ka goditur foshnjën me rrip dhe një send të fortë prej druri, duke i shkaktuar plagë fatale në kokë dhe trup.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 2 nëntorit, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë mbeten objekt hetimi. / “Blic.rs”



