Dhjetë viktima dhe 333 raste të reja me virus, qindra të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.529 teste të kryera janë regjistruar 333 raste të reja me virus. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 268 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me virus e kanë humbur 10 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 107.163 raste, prej të cilëve 94.729 janë shëruar, kurse 3.195 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 9.239 raste aktive.