Afrim Gashi uron 7 Marsin

Dita e Mësuesit na vjen çdo vit me numrin e mrekullive të 7 notave muzikore, sikur për të na kujtuar se nëse dikush ka fuqi për të bërë mrekulli si veprat e bukura muzikore, ai është vetëm mësuesi. Dhe, vërtet, me punën e tyre të mrekullueshme ata kanë bërë mrekulli me kombin tonë ndër shekuj.

Të gjithë ne jemi fryte të këtyre mrekullibërësve, heronj të shkollës sonë.

Urime 7 Marsin!

Afrim Gashi