Dështon raundi i parë i votimeve për Presidentin e ri të Shqipërisë, nuk propozohet asnjë kandidaturë

Ka zgjatur vetëm 3 minuta mbledhja e Kuvendit të Shqipërisë për Zgjedhjen e Presidentit të ri, por në mungesë të kandidaturave, ka dështuar raundi i parë për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit.

Deputetja Klotilda Bushka, në relacionin e saj para deputetëve tha se në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Ligjore, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë brenda afateve ligjore, çka bën që raundi i parë të kalojë pa asnjë emër dhe pa votim.

Edhe pse javën e kaluar u mblodh Konferenca e Kryetarëve, u miratua vetëm data për raundin e parë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që opozita edhe pse ishte e pranishme në mbledhje nuk votoi.