Ali Ahmeti: Prof. Dr. Kudusi Lama vazhdon t’i shërbejë kombit edhe përmes veprave të shumta letrare

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integim, Ali Ahmeti nëpërmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka uruar Prof. Dr. Kudusi Lama për dy librat e promovuar në Universitetin Shtetërorë të Tetovës. Duke folur për Prof. Dr. Kudusi Lama, Ahmeti ka thënë se ai vazhdon ti shërbejë kombit edhe përmes veprave të shumta letrare.

“Bashkëveprimtari im i çështjes kombëtare Prof. Dr. Kudusi Lama vazhdon ti shërbejë kombit edhe përmes veprave të shumta letrare dhe akademike dhe kësaj rradhe na solli në Universitetin e Tetovës dy botimet e tij më të reja, “Nëna ime Mihane Lama” dhe “Rexhep Qosja – filozof, ideolog dhe politikan i çështjes kombëtare”. Përgëzova mikun tim për angazhimin e palodhshëm duke i uruar vazhdimësi në punën e tij krijuese dhe analitike, në veçanti për memorizimin e ngjarjeve dhe personaliteteve që bënë historinë”, ka shkruar Ahmeti.