Sport Dështon meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk

Dështon meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk

Dueli i padiskutueshëm i peshave të rënda mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk i caktuar për datën 29 prill ka dështuar, sipas menaxherit të ukrainasit.

“Pavarësisht se sa shumë u kompromentua Usyk, ai ishte i shtyrë për më shumë”, ka thënë Egis Klimas, raportuar fillimisht nga Steve Kim.

Ka pasur një luftë fjalësh prej kohësh mes dy kampeve, dhe ndërsa është diskutuar data e 29 prillit për një takim madhështor në stadiumin Wembley të Londrës, asgjë nuk ishte konfirmuar.

Frank Warren, promovuesi i Furyt shpreson se një marrëveshje mund të ringjallet në 24 orët e ardhshme, por gjasat janë që kjo mosmarrëveshje e vonë mund të jetë fatale.

Javën e kaluar,  Gypsy King këmbënguli se meçi përfundimisht do të zhvillohej dhe se ai kishte hyrë në një pauzë të rrjeteve sociale, pasi do të fillonte stërvitjet për luftën.

Por, menaxheri i ukrainasit dhe këshilltari për një kohë të gjatë i Usyk, Klimas lëshoi ​​një deklaratë të prerë për skuadrën e Furyt, dhe se Usyk do të përqendrohet në mbrojtjen e detyrueshme të titullit të tij WBA kundër Daniel Dubois.