Dështon Inter, vetëm barazim me Atalantan

Interi ka dështuar për të fituar sot në San Siro. Ata janë ndalur nga Atalanta duke barazuar me rezultat 1-1. Ky mund të konsiderohet një hap prapa i Inter në luftën e ngushtë për titull në Serie A

Interi ka dështuar për të fituar sonte.

Skuadra e Antonio Contes ishte shumë më e mirë në pjesën e parë por jo edhe në pjesën e dytë, ku Atalanta ka mundur që edhe ta fitojë krejt këtë takim.

Interi kalojë shumë shpejt në epërsi, që në minutën e pestë të ndeshjes.

Ishte një kombinim i mirë në mes të Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, ku shënoi Lautaro një gol të bukur.

Pas goli Interi kishte edhe disa mundësi të mira që nuk i shfrytëzoi për të shënuar edhe golin e dytë.

Në pjesën e dytë Atalanta ishte më kërkuese dhe ka mundur që ta fitonte tërë takimin.

Ata rezultatin e barazuan në minutën e 76 me anë të Gosens.

Në minutën e 84 Meaza goditi shtyllën kurse në minutën e 88 Luis Muriel dështoi të shënoi nga penalltia pasi që goditjen e tije priti portieri Samir Handanovic.

Me këtë barazim Interi del në pozitën e parë me 46 pikë, një më shumë se Juventus që ka një ndeshje me pak të zhvilluar dhe luan nesër kundër Romës në Stadio Olimpico. /GazetaExpress/