Presidenti Erdogan shpallet Personaliteti Global Mysliman i vitit 2019

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori për herë të dytë çmimin “Personaliteti Global Mysliman”. Editori i gazetës nigeriane “Muslim News Nigeria”, Rashid Abubekir deklaroi rezultatet për anketën “Personaliteti Global Mysliman i vitit 2019”.

Ai bëri të ditur se Presidenti i Turqisë, Erdoan u zgjodh “Personaliteti Global Mysliman i vitit 2019”, duke e lavdëruar atë për mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve në të gjithë botën.

“Falë ndikimit dhe fuqisë së tij të padiskutueshme brenda botës myslimane dhe në komunitetin ndërkombëtar, Presidenti Erdoan zuri edhe këtë vit vendin e parë,” tha Abubakar për liderin turk i cili u shpall gjithashtu fituesi në 2018. “Presidenti turk gjithmonë qëndron pranë njerëzve të vuajtur dhe ai gjithmonë ngre zërin e tij për çështjet në Siri, Mianmar (Birmani), Kashmir dhe Palestinë”, tha Abubakar i cili vuri në dukje gjithashtu përpjekjen e Erdoanit në Samitin e Kuala Lumpur për unitetin e myslimanëve.

Vendit e dytë e zuri Kryeministri i Malajzisë Mahathir Bin Mohamad, të tretin kongresmenja myslimane në Amerikë me origjinë nga Somalia, Ilhan Omar. Vendin e katërt e zuri Presidenti gambian Adama Barrow dhe vendin e pestë e zuri futbollisti gjerman me origjinë turke, Mesut Ozil.