Dëshmon vajza nga Gjermania: Ejup Halimi u fut në zyrë dhe pyeti a mund të bëjmë ndonjë dallaverë

Në vazhdimin e procesit gjyqësor “Titanik 3” ku të dyshuar janë deputeti i BDI-së, Ejup Halimi dhe Ismet Guri, përmes Skajpit ka dëshmuar Resmija Bislimova. Ajo ka qenë pjesë e këshillit zgjedhor në një vendvotim në Çair në zgjedhjet e vitit 2014, kurse tani jetoin në Gjermani, transmeton Gazeta Lajm.

Në dëshminë e saj, Bislimova tha se të akuzuarit Ejup Halimi dhe Ismet Guri janë futur në zyrën e komunës së Çairit ku kanë arritur procesverbalet. “Disa herë hyrën dhe më pyetën se a mund të bëhet ndonjë dallaverë”, tha Bislimova.
Ajo shtoi se Halimi ka marrë një pjesë të procesverbaleve, dhe i ka fshehur nën pallto. Ajo nuk ka reaguar sepse ka qenë e frikësuar. “Pas ca kohe, Guri dhe Halimi i kthyen procesverbalet”, theksoi dëshmitarja.