“Reketi”, Boki kërkoi të mos dëshmojë Todoroviç, Pandelski dhe Remenski

Në Gjykatën Penale sot vazhdon gjykimi për rastin “Reketi”. Sot pritet të dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga Boki 13, respektivisht Sergei Varoshlija, Maria Jankovska dhe Aleksandar Krtov. Së pari në Gjykatë u paraqit Jankova. Përpara se të fillonte dëshmia, gjykatësja njoftoi se Boki 13 ka tërhequr disa prej dëshmitarëve të propozuar, respektivisht biznesmenin Vladimir Todoroviç, Dejan Pandelski, djali i Cvetan Pandelski i dyshuar në rastin “Perandoria”, Jovce Remenski, burri i deputetit Frosina Remenski./Alsat