Me kënaqësi ju njoftojmë se Gostivari tashmë ofron Wi-Fi falas në hapësirat publike.
Ka filluar WiFi4WB (Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor), një iniciativë që sjell internet falas dhe me shpejtësi të lartë. Qytetarët lidhen më lehtë, më shpejt dhe pa kosto, duke përfituar nga kjo risi që forcon lidhjen me botën digjitale.
Kjo iniciativë zbatohet përmes programit EU4Digital Action, me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), dhe implementohet nga GIZ.





