Deri të martën, mot stabil në Maqedoninë e Veriut

Deri të martën në fund të ditës moti do të jetë stabil, kurse nga e mërkura do të fillojë valë e re me lagështi nga veriperëndimi. Reshjet do të jenë të shiut, të mërkurën, në malet e larta priten reshje të borës, ndërsa të enjten do të ketë borë edhe në disa vende në veriperëndim dhe në vendet më të larta, kumtoi DPHM-ja.

Të enjten reshjet e shiut do të ndalen gjatë ditës, ndërsa në fillim të fundjavës së ardhshme priten reshje të tjera. Kushte për paraqitje të mjegullës do të ketë sidomos mëngjesin e së martës dhe të mërkurës.