Deputeti i VV’së foto me Vjosa Osmanin: Veç puna e mbarë mundeni me na thanë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka publikuar një foto bashkë me kolegen e tij deputete Vjosa Osmanin, duke iu kundërpërgjigjur kështu gjithë kritikave të opozitës.

Basha ka thënë se dashnia mes koalicionit po shtohet çdo herë e më shumë sa herë që po kritikohen nga opozita.

“Sa ma shumë po na shajnë, veq çka po na e rrisin dashninë!”, ka shkruar Basha.

Ai tutje ka thënë se opozita mund t’iu thotë vetëm puna e mbarë për 4 vjetet e ardhshme.

“Veq prekne hunën për far t’msyshi, se për sene tjera veq mundeni me thanë “puna mbarë.”, ka përfunduar ai.