Zidan ringjall Realin, tani Europa po dridhet

Ekipet e mëdha të futbollit spanjoll, Reali dhe Barcelona kanë pasur një stereotip prej disa dekadash. Nëse Reali ka qenë historikisht skuadra e futbollistëve (mbahet mend epoka e Di Stefanos, Pushkashit dhe Gentos, epoka e “Galaktikëve” dhe pastaj ajo e Kristianos), Barcelona ka qenë gjithmonë ekipi që stilin e vendos trajneri: Herrera, Krojf, Rajkard, Guardiola. Në vitet e fundit duket sikur ka ndryshuar kjo tendencë, sepse ky është Reali i Zinedin Zidanit dhe Barcelona është e Lionel Mesit.

zidane

Trajneri francez fitoi 3 Champions radhazi, bëri dopietë trofesh 59 vite më vonë. E ka shndërruar Realin në skuadrën e tij dhe vendimet që ka marrë kanë ndikuar në rezultatet pozitive. Francezi u rikthye të rrëmbente sërish skenën me fitoren në derbi. Reali i Madridit është një nga skuadrat më solide në Europë bashkë me Liverpulin. Europa ka nisur të dridhet.

DY ZËVENDËSIME

Zidan nuk ka zëvendësuar kurrë futbollistë në pjesën e parë, pavarësisht se do të donte ta bënte kundër Atletikos. E konfirmoi vetë që në 45 minutat e para të derbit ekipi vuajti për fajin e tij, por nuk donte që të largonte Iskon apo Krosin. E bëri këtë sapo filloi pjesa e dytë dhe fitoi ndeshjen. Doni një kuriozitet tjetër? Nuk e bëri zëvendësimin e tretë… Ekipi i pëlqeu ashtu siç ishte.

VALVERDE

Mesfushori uruguaian është lajmi kryesor i këtij sezoni. Trajneri Zidan vendosi t’i besonte pasi nuk transferoi dot Pogbanë dhe ja ku erdhi përgjigjja e duhur nga Dederiko. Ka qenë titullar në 18 ndeshje dhe skuadra nuk humbi asnjë. Ekipi ka arritur 12 fitore dhe 6 barazime. Kur ai është në fushë, bilanci është 42 gola në favor dhe 6 kundër. Kur ai mungon, bilanci është 22 gola në favor dhe 17 kundër.

fbl-esp-liga-deportivo-realmadrid_3e58bf84-88ef-11e7-817c-4caf18ee223c

BIND LOJTARËT

Zinedin Zidan është një menaxhues i zoti i grupit të lojtarëve. Bindi Rafael Varanin që të qëndronte te Reali pavarësisht se ai kërkoi largimin në merkaton e verës. Te Reali nuk ka polemika edhe pse një lojtar i rëndësishëm qëndron jashtë listës. Bejl këtë herë ishte i rikuperuar plotësisht, por Zizu nuk e grumbulloi. Rodrigo këtë herë qëndroi jashtë për arsye taktike. Vinicius më parë ka qenë jashtë, por të gjithë janë aty për një qëllim: të ndihmojnë Realin që të fitojë La Ligën dhe Champions-in.

TONI KROS

Mesfushori gjerman Toni Kros është kthyer sërish një lojtar i rëndësishëm për ekipin madrilen. Ndodh që në një ndeshje të jetë dobët si ajo në derbin e Madridit, por ka furnizuar skuadrën me asiste pa fund. Zidan nuk mund të bëjë pa të.

SKEMAT

Një tjetër pikë e fortë e Realit është ndryshimi i shpeshtë i skemave dhe i futbollistëve. Zizu nuk ka një formacion fiks. Baza e tij është 4- 3-3, por ajo konvertohet në 4- 5-1, 4-3-2-1, në varësi të futbollistëve që ka në skuadër.

/PANORAMASPORT.AL/