Dënim me kusht për Alabakovskin për vënien e zjarrit në qendrën kulturore Ivan Mihajllov

Këngëtari Lambe Alabakovski, i cili akuzohej për djegien e qendrës kulturore “Ivan[Vanço] Mihailov” më 4 qershor të këtij viti në Manastir, është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, këtë e ka konfirmuar për REL-në avokati i tij, Darko Stefanovski. Dënimi, siç thekson Stefanovski, nuk do të zbatohet nëse Alabakovski në 2 vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re.

Aktgjykimi u shqiptua javën e kaluar ndërsa prej sot u bë e plotfuqishme.

Qendra kulturore bullgare në qytetin e Manastirit, në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët para disa muajsh pas së cilës u mësua se autori i krimit ishte këngëtari i njohur maqedonas Lambe Alabakovski.

Muaj më pare hapja e qendrës kulturore të Bullgarëve në Manastir shkaktoi protesta të banorëve lokalë dhe reagime të ashpra në opinionin e gjërë se emri i zgjedhur “Ivan (Vanço) Mihajlov” është fyes për popullin maqedonas, i cili këtë figurë të së kaluarës e percepton si kundërshar të shtetit të pavarur maqedonas dhe të veçantisë së popullit maqedonas./KlanMacedonia