Projektet në Tetovë vijojnë, por rrallë mbarojnë! (Foto)

Një prej tyre është edhe shkolla fillore në Reçicë të Vogël. “Vijon ndërtimi i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël. Në kushte të mira klimatike pritet që deri në fund të këtij viti të mbarojë ndërtimi i fazës së parë (karabina) të objektit shkollor!”, ka shkruar kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, duke njoftuar për vijimin e punimeve por pa paralajmëruar ndonjë afat konkret të përfundimit.