Demë Shehu i Grupit të Kumanovës: Sa herë që vjen Ramazani ma kujton Begun, Mirsadin, Edmondin

Nga Demë Shehu

I burgosuri nga grupi i Kumanovës, Demë Shehu nga Juniku, përmes një statusi ne llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar pas debateve që kanë shpërthyer rreth fesë, shkruan Kosova Post.

 I respektoj të krishterët, sepse asnjëherë të vetme nuk i kam dëgjuar që ta përqeshin e ta injorojnë besimin e tyre!” – shkruan Shehu në fillim të postimit, duke ua kujtuar të gjithë analistëve dhe politikanëve, që i dhanë “zjarr” debatit rreth fesë këto ditë.

Sipas tij, të tillët “duke përqeshur e injoruar besimin e tyre, mendojnë se do të jenë të respektuar tek ndërkombëtarët.”

Por ai është i bindur se në sytë e ndërkombëtarëve, kjo nuk ka ndonjë vlerë.

“Ore qyqana, nëse nuk e respektoni vetën tuaj, besimin tuaj, të jeni të sigurt se ndërkombëtarët, jo që nuk do t’iu respektojnë, por, do t’iu shohin si servilë dhe  paçavure” – ka vijuar ai.

Në fund ai ka shtuar se Ramazani, ia kujton shokët e idealit:

“Sa herë që vjen Muaji i Bekuar i Ramazanit, m’i kujton Iftaret me Vëllezërit e Idealit ,Edmond Hoxhaj, Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj.”

Ky është statusi i tij i plotë: