Restorantet e dasmave kërkojnë ndihmë prej 5 mijë deri 16 mijë euro

Gastronomët do të protestojnë përsëri javën e ardhshme. Nëse Qeveria nuk i përmbush kërkesat e tyre, do të protestojnë çdo ditë. Kërkojnë ndihmë financiare të pakthyeshme pasi restorantet e dasmave, këndet e fëmijëve dhe objektet e ngjashme janë mbyllur gati 14 muaj kurse objektet e tjera të gastronomisë janë mbyllur aktualisht për shkak të masave aktuale kufizuese. Disa prej gastronomëve nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet themelore kurse disa kanë humbur objektet për shkak të borxheve ndaj bankave. Ata duan që ndihma e pakthyeshme nga shteti të shkojë nga 5 mijë deri në 16 mijë euro, në varësi të llojit të aktivitetit që e kryejnë.

Para se të miratohen, të gjithë e dinë se ka njoftime për mbyllje, ditën kur do të shpallen masat, mund të dalim me qëndrim, të themi, objektet gastronomike do të mbyllen, si lehtësim të ketë ndihmë dhe mbështetje të tillë dhe mos u shqetësoni njerëz, qëndron shteti prapa jush, ju do të mbijetoni. Por, ne nuk e shohim këtë për momentin”, tha Martin Angellovski, Oda turistike gastronomike.

Propozimi i zëvendës- kryeministrit Fatmir Bytyqi për të kompensuar një pjesë të të ardhurave të humbura nuk është i pranueshëm për gastronomët. Vendimi i fundit i Komisionit për Sëmundje Infektive është mbyllja e kafeneve dhe restoranteve deri më datën 21 të këtij muaji, por restorantet e dasmave do të qëndrojnë të mbyllura.