Del Piero: Chelsea dhe PSG janë favorit të fitojnë Ligën e Kampionëve

Sonte fillon sezoni 2021/22 në Ligën e Kampioneve që pritet të jetë shumë rivalizues, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me Champions Leaguen ka folur edhe legjenda e Juventusit, Alessandre Del Piero që beson se Chelsea është favorit për të fituar sërish këtë kompeticion.

“Chelsea ka cilësi të jashtëzakonshme dhe ka forcuar skuadrën, ata janë favoritët numër ‘1’, së bashku me Paris Saint-Germain”.

“Manchester City dhe Bayern Munich janë menjëherë prapa tyre, pastaj vijnë skuadrat e tjera angleze dhe spanjolle”.

“Tani për tani, italianët janë prapa: ne duhet të mësohemi të fillojmë nga idetë më të mira dhe kostot më të ulëta. Por vlerat e fillimit të sezonit nuk korrespondojnë gjithmonë me rezultatin përfundimtarë”, përfundoi Del Piero.