Ligji për prokurori publike sot hyn në procedurë kuvendore, do të kërkohet afrim i qëndrimeve të pushtetit dhe opozitës në debatin publik në kuadër të Komisionit parlamentar për sistem politik.
Seanca e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive është caktuar për në ora 14:00 dhe pika e vetme në rend dite është “Prokuroria publike si organ efikas në luftën kundër korrupsionit”.
Nga LSDM-ja, në vigjilje të debatit publik kuvendor, dje porositën se Ligji për Prokurorinë Publike është shansi i fundit për VMRO-DPMNE-në që të tregojë nëse është për BE dhe shtet juridik.
Në debat publik, krahas përfaqësuesve politikë, do të marrin pjesë edhe ekspertë vendas dhe të huaj, si dhe prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski, në çka insiston VMRO-DPMNE-ja opozitare.
Pikërisht mosprania e tij ishte shkak që VMRO-DPMNE ta lëshojnë takimin e grupeve punuese partiake me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska në Kuvend.