VV-LDK, sot takim me ambasadorët e Quint-it

Kur kanë mbetur edhe një javë deri në skadimin e afatit kushtetues për paraqitjen e kabinetit të ri qeveritar përpara Kuvendit të Kosovës nga i mandatuari për kryeministër Albin Kurti, ende nuk ka marrëveshje për koalicion nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

As në takimin e së hënës pasdite mes dy liderëve të kësaj partie nuk është arritur dakordimi, ndërsa sot është paralajmëruar një tjetër takim.

Palët janë pajtuar që të zhvillohet një takim bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.

Ndryshe, ajo çfarë po mban peng mosarritjen e koalicionit është pozita e kryekuvendarit e cila mbahet nga Glauk Konjufca i VV-së.

Ofertat e tjera që kanë shkuar në adresë të LDK-së nga VV qoftë për marrjen e një ministrie më tepër, ose edhe shtimin e numrit të përgjithshëm të ministrive, nuk janë marrë parasysh nga partia e Isa Mustafës.