De Majo: Ligji për Prokurorinë Publike, i rëndësishëm

Shefi i diplomacisë italiane Lluixhi De Majo theksoi se miratimi i ligjit për prokurorinë publike do të dëshmojë se vendi është i përkushtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Pas takimit me ministrin e Jashtëm Dimitrov, De Majo tha se ndonëse nuk është kërkuar si kusht direkt nga Brukseli, miratimi i ligjit do t’iu dërgojë sinjal pozitiv shteteve anëtare të BE-së.

“Ky është sinjal se mund t’i bashkojmë përpjekjet dhe punojmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. T’u tregojmë vendeve që presin anëtarësimin në NATO se lufta kundër korrupsionit është shumë e rëndësishme. Duhet të dëshmojmë se të gjitha shtetet duhet të jenë të përkushtuar në këtë çështje dhe asnjë shtet nuk mund të lavdërohet se është në nivel të lartë në këtë temë”, tha Lluixhi De Majo, Ministër i Jashtëm i Italisë.

Alsat