De Jong nuk dëshiron t’iu bashkohet Manchester Unitedit

Frenkie De Jong nuk ka interesim për t’iu bashkuar skuadrës së Manchester Unitedit këtë sezon.

Të paktën kështu raporton La Ser, sipas së cilës holandezi dëshiron të konkurrojë për një vend titullari në skuadrën e tanishme, nën drejtimin e Xavi Hernandez.

Kohëve të fundit, mediet spanjolle raportuar për një pakënaqësi të futbollistit në lidhje me minutazhën që iu është dhënë, por këta zëra u fashitën shpejt nga vetë deklarimi i lojtarit se dëshiron të vazhdojë qëndrimin e tij në “Camp Nou”, transmeton lajmi.net.

Xavi ka thënë se e sheh 25-vjeçarin si pjesë të rëndësishme të projektit të tij dhe kjo, me sa duket, e ka bindur atë që ta rimendojë idenë e largimit.