Darko Pançev: Nëse s’e fitojmë Kosovëm, do të ishte dështim i madh!

Futbollisti më i mirë i shekullit 20 në Maqedoninë e Veriut, Darko Pançev, ish sulmuesi i Crvena Zvezdës nga Beogradi dhe Vardarit nga Shkupi, në intervistën e tij të fundit për “Balkans.aljazeera.net”mes tjerash ka dhënë mendimin e tij për shanset e Maqedonisë së Veriut për tu kualifikuar në Euro 2020.

“Shanset që të plasohemi në kampionat europian janë shumë të mëdha, megjithatë nuk duhet ta nënçmojmë askëndë. Duke pasur parasysh se seleksinuesi Igor Angellosvki deklaron se kjo është gjenerata më e mirë në histori, atëherë nuk duhet të kemi problem.
Jemi favorit kundër Kosovës, pasi luajmë në terrenin tonë. Nëse nuk fitojmë në atë ndeshje, do të ishte mossukses i madh për vendin tonë”, deklaroi legjenda e futbollit maqedonas, Darko Pançev. /Gazeata Lajm/