Zaev: Këshilli Gjyqësor ta vlerësojë përgjegjësinë e gjykatësve për vjetërsimin e lëndëve

Kryeministri Zoran Zaev sot në një publikim në Fejsbuk i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor që ta vlerësojë përgjegjësinë e gjykatësve për vjetërsimin e disa lëndëve.

“Na thoni se kush ndikon ndaj gjykatësve, pse disa dhjetëra lëndë ishin ruajtur të përfunduara dhe kishin mbetur në sirtarët e ish kryetarit të Gjykatës Supreme?”, thekson Zaevi në publikimin e tij.

Ai më tutje potencon se nuk do të ketë kompromis me krimin.

“Nuk ka gjykatë të tillë, gjykatës, prokuror që do ta ndalojë këtë proces! Nuk ka shanse! Në këtë rrugë tonën duhet ta përfundojmë edhe luftën për drejtësinë!”, shton kryeministri në publikimin e tij në Fejsbuk.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev dje deklaroi se kontrolli i punës së gjykatësve duhet të bëhet sipas Kushtetutës së vendit dhe ligjeve që janë në fuqi për gjykatat dhe për Këshillin Gjyqësor.

Sipas Zdravevit, Këshilli Gjyqësor këtë vit kishte kërkuar përgjegjësi prej madje 75 gjykatësve, për dallim prej vitit të kaluar dhe në vitin 2017 kur kishte dhjetëra kërkesa.

Për thirrjet që pastrimi i organeve gjyqësore të fillojë pikërisht nga Këshilli Gjyqësor, Zdravevi thotë se nuk i përjeton si presion ndaj pushtetit gjyqësor.