Qyteti i Shkupit po e shqyrton mundësinë e krijimit të një ndërmarrjeje të re publike të qytetit për të krijuar politikat e banimit me qëllim të vendosjes së qasjes sistematike për zgjidhjen e problemeve që janë me dekada. Duke ndjekur shembullin e krijimit të ndërmarrjes publike – Sistemi Energjetik i Qytetit SEQ, për hartimin dhe kontrollin e politikave energjetike në qytet dhe sipas zgjidhjes së çështjes së pronësisë së Drislës, krijimi i një ndërmarrjeje banesore do të jetë një nga prioritetet e Qytetit të Shkupit gjatë vitit të ardhshëm.
Ndërmarrja Publike banesore përveç se do të veprojë në tregun e pasurive të patundshme, në pjesën më të madhe do të sigurojë qasje sistematike për zgjidhjen e problemeve të vendbanimeve të paligjshme, në mënyrë që Qyteti i Shkupit të sigurojë strehim të përshtatshëm për ata që jetojnë në këto zona, me qëllim të sigurimit të tyre ekonomik. Mënyra sistematike e këtillë e trajtimit të këtij problemi do të sigurojë kujdes social për njerëzit por edhe mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.
“Duke vazhduar procesin e decentralizimit gjatë vitit të ardhshëm, Qyteti i Shkupit do të jetë në gjendje të krijojë politika strehimi. Si kryetar i komunës do të mundohem t’i kthej pronat që i përkasin qytetit. Qyteti dikur kishte ndërmarrjen banesore që ka ndërtuar dhe funksionuar në tregun e pasurive të patundshme. Pas zgjidhjes së çështjes së Drislës dhe marrjes së rrjetit të ujësjellësit, përparësia ime tjetër do të jetë krijimi i kapaciteti banesor të Qytetit të Shkupit që do të ofrojë programe për mënyrën e duhur të përkujdesit për njerëzit me rreziqe sociale. Vetëm qasja sistematike e këtillë mund të sigurojë zgjidhje thelbësore të problemeve që janë me dekada në qytet”, thotë kryetari Shilegov.
Ai paralajmëroi se pastrimi i vendbanimeve të paligjshme do të vazhdojë dhe se nuk do të lejojë zhvendosjen e sërishme të tyre dhe se njerëzve do t’u ofrohet përkujdes i duhur për t’u siguruar atyre dhe familjeve të tyre mbështetjen ekonomike.
Në këtë drejtim të këtij problemi, Qyteti i Shkupit, në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, për dy vitet e fundit udhëheq politika aktive dhe si rezultat deri më tani janë përkujdesur rreth 80 persona social.