Danijela Gjuroviq zgjidhet kryetare e Kuvendit të Malit të Zi

Deputetja e PKSH-së, Danijela Gjuroviq, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Malit të Zi.

Ajo u zgjodh me 45 vota pro, e tre kundër, përcjell klankosova.tv.

Pas zgjedhjes së saj ajo para të pranishmëve bëri edhe betimin.

“Betohem se do ta kryej detyrën time sipas Kushtetutës dhe ligjit, me ndershmëri, përgjegjësi dhe ndërgjegje. Kështu më ndihmoi Zoti”.