Dalot: S’është koha të flitet për kontratën time, jam i lumtur te Man Utd

Diogo Dalot ka thënë se nuk duhet të jetë temë diskutimi çështja e kontratës së tij me Manchester Unitedin.
Në një intervistë të dhënë së fundi, ai tha se është i lumtur te “Djajtë” dhe se po përpiqet çdo ditë që të përmirësohet.

“Unë nuk mendoj se është koha për të menduar për situatën time të kontratës. Ne jemi në proces për të përmirësuar lojën tonë si ekip”, tha fillimisht ai.

“Më pëlqen të luaj për Man United siç përpiqem ta tregoj gjithmonë, jam i lumtur – kjo është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi Dalot.

Portugezi tashmë e ka zënë një vend të rëndësishëm në skuadrën e Erik Ten Hag, duke qenë titullar i padiskutueshëm.