Benzema nuk luan ndaj Gironas – ka lodhje muskulore

Karim Benzema nuk do të luajë ndaj Gironas në ndeshjen e nesërme në kuadër të La ligas.
Kështu të paktën bën të ditur El Chiringuino, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi ka lodhje muskulore dhe sipas raporteve mjekësore do t’i duhet kohë që të rikuperohet.

Francezi ende nuk është në 100 përqindëshin e formës së tij dhe për rrjedhojë ndeshja e nesërme do të jetë e paarritshme.

Pos tij, në dyshim është edhe Fede Valverde.