Alex mohon zërat se kishte arrest kardiak – thotë se u shtri në spital për të bërë by-pass

Ish-mbrojtësi i Chelseas, Alex, i ka mohuar zërat që thonë se ai pësoi arrest kardiak mëngjesin e së shtunës, e për rrjedhojë u shtri në spital.

39-vjeçari tha se këto fjalë nuk janë aspak të vërteta. Arsyeja e shtrirjes në spital, sipas tij, është vendosja e disa by-passëve, pasi e ka vërejtur një problem shëndetësor ditë më parë.

“Jam këtu për ta demantuar lajmin se kam pësuar arrest kardiak. E vërejta një problem shëndetësor ditë më parë dhe doktorët vendosën të më vendosin disa by-passë. I pata të bllokuara katër arterie”, tha fillimisht ai, transmeton lajmi.net.

“Sapo dola nga njësia e kujdesit intensiv, do të qëndroj në spital edhe për gjashtë ditë të tjera”, shtoi tutje Alex.

Braziliani u pensionua nga futbolli në vitin 2016 dhe që atëherë është dukur shumë rrallë në medie.