Rikthim më datën 5, deklarata e Borës ngre dyshime për një bashkim me Donaldin

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix vazhdon të zgjojë interes të madh për fansat. Ndonëse, aktori i dha fund marrëdhënies së tij me këngëtaren, çdo lëvizje e tyre vazhdon të bëjë lajm.

Së fundmi, ka qenë Bora që i ka provokuar të gjithë me një postim të fundit, e cila përshkruante gjithë emocionet e “prime” të djeshëm në “Përputhen”, edhe ndjekësit filluan të mendonin se është diçka në lidhje me Donaldin.

“Dashuri, debate, deklarim, largim, rikthim… gjithçka ka ky prime”, ishte fjalia e Borës që u pasua  nga 2.283 komente.

Mes shumë komentesh, disa prej tyre ishin:

“Po ty kur do të shohim me një rikthim?”, “Rikthim? Data 5?”, “Bora sa ka data sot?”.

Bora mund të jetë thjesht duke bërë promon e emisionit të saj, por fansat ccdo gjë e lidhin me dëshirën e madhe për t’u kthyer tek Donaldi./abcnews.al