Dafina Zeqiri nis xhirimet e klipit të ri, sjell pamje nga prapaskenat

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka nisur xhirimet për projektin e ri muzikor, për të cilin ende nuk ka dhënë shumë detaje për të, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar një fotografi në shtëpi, nga parapërgatitja për të filluar xhirimet e videoklipit, teksa kishte vendosur një maskë në fytyrë.

“Po e xhiroj videoklipin e ri muzikor sot”, shkruan ajo duke gëzuar fansat e saj.

Ndërsa, më pastaj solli një fotografi të shkëputur nga prapaskenat e klipit, ku dukej për mrekulli e veshur me fustan të bardhë.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor titullohet “Duro”, këngë e cila i prit shumë mirë nga ana e fansave të saj. /Lajmi.net/