Dafina Zeqiri: Do të ketë bashkëpunime shumë të bukura këtë vit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar.

Artistja, e cila ndiqet nga 1.8 milion njerëz në Instagram, ka bërë një njoftim për fansat.

Ajo në një postim të ri ka zbuluar se do të ketë bashkëpunime të shumta këtë verë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Shumë bashkëpunime të bukura këtë vit”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, disa nga emrat që u përmendën janë: Getoar Selimi, Elgit Doda dhe Ylli Limani.

 

Sidoqoftë, akoma nuk është bërë një emër i ditur nga vet 34 vjeçarja.

Të fundit projekte që lansoi janë: “Fuxk You” me Rzon dhe “Ku je ti” me Dystinct dhe Ricky Rich.