Daçiq: Qëllimi i Prishtinës është okupimi i veriut

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur se Beogradi është i gatshëm çdoherë për dialog.

“Ne nuk do të jemi ata që do t’i shkelim marrëveshjet e Brukselit. Ne gjithmonë do të marrim pjesë në dialog”, ka thënë ai, raporton Kosovo-online, transmeton Klankosova.tv.

“Ne e dimë qëllimin e Prishtinës që është okupimi i veriut. Nëse ata e okupojnë veriun, asgjë tjetër nuk është e rëndësishme për ta, sepse do të bëjnë spastrim etnik të serbëve nga veriu. Praktikisht serbë nuk do të ketë në veri dhe kështu problemi për ta do të zgjidhet”.

Ai ka theksuar se nëse marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk respektohen negociatat janë të pakuptimta.