263 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

MPB informon se gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar me kontrollet e përforcuara, për shkelësit e rregullave në trafik.

Në kuadër të aksionit në të gjithë shtetin, dje brenda 24 orëve janë gjobitur 236 shoferë për tejkalimin e shpejtësisë.

“Prej tyre 22 kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, 8 kanë lëvizur me mbi 70 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar. Ndërsa 101 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, kurse 162 jashtë vendbanimeve”, thonë nga MPB.

Ata thonë se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.