Kryetarja e Komisionit Evropian: Nisja e negociatave deri në fund të vitit, ky është synimi im!

“Unë jap mbështetjen time të plotë për të ecur përpara për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë që të jetë e mundur”, kështu u shpreh kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla von der Layen në Tiranë.

Ka shtuar, se pret që deri në fund të vitit të nisin negociatat dhe të mbahet konferenca e përbashkët ndërqeveritare.

“Unë jam e vendosur se kjo gjë do të bëhet realitet, se do të ndodh dhe se ne do të kemi konferencën e parë të përbashkët ndërqeveritare. Që të fillojnë negociatat, e kemi diskutuat këtë edhe në të kaluara, ne po vazhdojmë të punojmë fort që ky proces të ecë përpara dhe ne të kemi mundësi të fillojmë këtë përpara fundit të vitit. Ky është synimi im”, tha ajo, transmeton TV21.

Ka folur edhe për iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur”, duke potencuar se është e rëndësishme që pjesë e saj të jenë 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Është thelbësore që të jepet mbështetje për integrimin brenda për brenda rajonit. Pra, të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të ecin përpara, me shpejtësi për tregun e përbashkët rajonal… Sa më e shpejtë të jetë kjo, aq më i shpejtë do të jetë anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.

Siguroi se Bashkimin Evropian Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i konsiderojnë si partnerë.

“Ne do të qëndrojmë krah jush”./TV21