Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot se më parë kishte propozuar ndarje si një zgjidhje e mundshme për çështjen e Kosovës, por shtoi se për gjithë këtë duhet të diskutohet seriozisht në formatin që mund të sjell një vendim për këtë.
Daçiq e deklaroi këtë në pyetjen e një gazetari në Moskë për ta komentuar deklaratën e djeshme të ish-shefit të CIA-s, Stiven Maer i cili e sheh zgjidhjen e Kosovës në ndarjen e territorit dhe se kufiri duhet të jetë në Ibër.
“E propozova këtë shumë kohë më parë, të gjitha ishin propozimet e mia. Për këtë duhet seriozisht dhe me kompetencë të diskutohet. Në një format që mund ta zgjidhë këtë. Pasi për momentin nuk ka dialog, mendoj se është e pakuptimtë të prezantohen ide për kompromis tani kur pala tjetër kjo nuk është. Keni dëgjuar se ata nuk pranojnë asnjë propozim dhe nëse nuk e njohim… do të shpërthejë luftë. Besoj se në kushte të tilla me të vërtetë nuk ka asnjë mënyrë që të negociohet”, tha Daçiq gjatë kohës së vizitës zyrtare në Moske, transmeton Tanjug.