Shoqata e Gazetarëve dënon aktin e zëdhënësit të VMRO-së ndaj gazetarit Furkan Saliu

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër deklaratën e pahijshme të zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski drejtuar gazetarit të TV Klan, Furkan Saliu.

Sot Arsovski në profilin e tij në Fejsbuk akuzoi publikisht gazetarin Saliu për përhapjen e nacional-romantizmit dhe lajmeve të rreme. Ai më tej akuzoi Saliun se në prag të zgjedhjeve është duke punuar për agjendën e partisë politike LSDM.

SHGM beson se sulmi i tillë i një politikani ndaj gazetarit jep një shembull të keq në shoqëri, veçanërisht në kushte kur janë duke u afruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ky është një shembull i shkëlqyeshëm për atë se si një politikan nuk duhet të komunikojë publikisht me gazetarët.

Kërkojmë nga zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së të kërkojë falje publikisht për qëndrimet e tij, dhe nëse ai nuk e bën atë, kërkojmë nga VMRO-DPMNE që të distancohet nga qëndrimet e tij në mënyrë që të mos kuptohen në opinion se ky etiketim është bërë në emër të partisë VMRO DPMNE, por në emër të një individi.

Përkujtojmë se nëse politikanët ose qytetarët kanë ndonjë vërejtje për punën e gazetarëve dhe mediave për shkak se kanë shkelur Kodin e gazetarëve gjatë raportimit, atëherë ata duhet të drejtohen tek Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni ose te Këshilli i Nderit në SHGM.