Tanimë kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Opozita Demokratike e Serbisë (DOS) i kishte ofruar ish presidentit të Jugosllavisë dhe kreut të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Sllobodan Milosheviq të arratisej në Rusi, por që Millosheviq e refuzoi ofertën sepse mendoi se nuk kishte prej kujt të ikte, transmetojnë mediat serbe.
Daçiq duke folur për periudhën pas ndryshimeve demokratike më 5 tetor 2000, tha se gruaja e Millosheviqit, Mirjana Markoviq ishte kundër largimit.
“Ishte e lehtë atëherë të bindje Millosheviqin të mos ikte… Kush e di se çfarë do të ndodhte ndërkohë”, citohet të ketë thënë Daçiq.
Ai shtoi se në kohën kur Millosheviç u arrestua, ai ishte përpara vilës së tij në Dedinje me anëtarët e tjerë të SPS, sepse ai nuk ishte në udhëheqjen e ngushtë të partisë ose midis miqve të familjes Millosheviç.
Daçiq ka treguar se më 6 tetor 2000, një pjesë e mirë e udhëheqjes së SPS u largua nga partia.
Ai theksoi se ai nuk e njihte mirë familjen Millosheviç, por se ai u përpoq t’i takonte ata dhe të ndihmonte në mbrojtjen e Millosheviçit, “sepse ai nuk është tradhtar”.