Çun Lajçi tregon se çka përmban shujta e darkës për pacientët në Pulmologji

Aktori i njohur Çun Lajçi tash e sa ditë po qëndron i shtrirë në repartin e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, aktori i mban të informuar të gjithë rreth gjendjes shëndetësore, vizitave që ka dhe çdo gjë që ndodh brenda atij reparti.

Me anë të postimit të fundit, Lajçi tregoi për ndjekësit se çfarë konsumojnë në darkë, e që shujta e tyre përmbante: një ve të zier, një copë djathë, jogurt dhe bukë.

Në atë postim, Çun Lajçi tha se këta ushqim është pak për pacientët, por edhe kjo pjesë pothuajse e gjitha hudhet në bërllok.

“Ora 17

Repariti i Pulmologjisë
*Darka*
Por edhe bekimi im:
– Mirë asht, mos u ankoni, veç lutuni: Shtoje Zot edhe nji kokërr ve, n’orën 22, se nata bahet e gjatë!
Nana e Azem Galicës kishte me thanë: Krejt Çetën Azemi e kishte kalua me ket darkë!
P.S
Binduni, se bukë ma shumë se në QKUK, kund nuk gjuhet!
E pra asht pak, por edhe kjo pak gjuhet n’kanta bërllogu!
Pse?
Spital, 18.05.2021″, shkruan ai. /Lajmi.net/