Gostivari dy ditë me radhë pa asnjë të infektuar me virus

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.704 testime, ndërsa janë regjistruar 83 raste të reja me Covid-19, përcjell SHENJA.

Ndërkaq, qyteti i Gostivarit për të dytën ditë me radhë nuk ka regjistruar asnjë të infektuar me Covid-19.

Nga 83 raste e reja me Covid-19, 40 janë në Shkup, 8 në Prilep, nga 6 në Kumanovë dhe Ohër, nga 5 në Tetovë dhe Radovish, 3 në Manastir, nga 2 në Strugë dhe Kërçovë, ndërsa nga 1 në Kavadar, Strumicë, Sveti Nikollë, Berovë, Demir Hisar dhe Pehçevë. /SHENJA