Çun Lajçi godet Ramush Haradinajn për privatizimet: Tash e mora vesh pse u fal Çakorri

Aktori Qun Lajçi ka reaguar pas ka reaguar pas lajmeve për privatizimet e tokave me çmime prej 1 deri në 3 euro. Lajçi ka drejtuar akuza në adresë të Ramush Haradinajt, duke thënë se tash e ka kuptuar pse u fal Çakorri.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lajçi ka thënë se ka qenë naiv, kur para një viti në roje e një fabrike i kishte thënë se nga Gllogjani e deri në Gjakovë, është e Daut Haradinajt dhe ky i kishte thënë rojës që të mos bënte propagandë.
“Tash kur u muer vesh se kush bleu nga 200 hektar tokë, me vetëm 1 euro arin, tash e mora vesh edhe unë pse u fal Çakorri!
Sa naiv kisha pasë qenë more Zot i madh!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:
Eh
Tash kur u muer vesh se kush bleu nga 200 hektar tokë, me vetëm 1 euro arin, tash e mora vesh edhe unë pse u fal Çakorri!
Sa naiv kisha pasë qenë more Zot i madh!
Po mua para dy vitësh të “Ereniku”, fabrika e langjeve n’Gjakovë, roja m’tha a po don qumësht dhije?
Ku i ke dhitë e pyeta?
Mbrapa fabrikës, n’tokën e Dautit. Prej Gllogjanit deri këtu asht e tija dhe e Nasimit.
Mos ba propagandë i thashë dhe u çova!
– Prandaj menzi po pres me botua librin e ri, vazhdimin e “Bastardëve” “Shitsi i librave me vath t’verdhë”
Se u del tymi n’tana anë patriotave që e shliruen vendin për me ble tokën për nji pare!!