Cristiano Ronaldo në super formë, por jo edhe partnerja e tij

Ylli botëror, Cristiano Ronaldo, dhe partnerja e tij janë duke kaluar pushimet e tyre në Ibiza bashkë me fëmijët e tyre.

Ata u shfaqën në rreze dielli teksa po pushonin në një jaht ditën e hënë (dje), shkruan lajmi.net.

Futbollisti i Manchester United, dhe partnerja e tij janë duke kaluar pushimet me një grup shokësh në mes të detit.

Ronaldo shfaqet më super formë me fizikun e tij të jashtëzakonshëm, teksa ishte i zhveshur në pjesën e sipërme.

Por, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për Georginën.

Ajo duket se nuk është edhe aq në formë teksa u shfaq në një palë bikini ngjyrë të gjelbër.

Ajo dukej më e plotë ngaqë shfaqet në rrjete sociale e me pamje tërësisht natyrale.