Ç’po ndodh? Noizy dhe Xhensila shfaqen nga i njëjti vend dhe dolën zbuluar nga këto foto

Xhensila Myrtezaj dhe reperi Noizy, janë parë në të njëjtin vend mbrëmjen e sotme.

Ata janë në të njëjtën studio muzikore, ku me sa kuptojmë edhe nga fotoja më poshtë kanë surprizuar bashkëpunëtorin e tyre për ditëlindje.

Të pranishëm janë edhe persona të tjerë të famshëm, pjesë e grupit OTR të cilët janë pjesë e fotove të siguruara.

Burime të sigurta për Afterparty.al, kanë zbuluar ndër të tjera se dyshja po vijnë me një bashkëpunim tjetër muzikor.

Kujtojmë se Xhensila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, për shkak të divorcit me aktorin Bes Kallaku. Deri në këto momente asnjë nuk e ka konfirmuar ndarjen.