Covid-19, Italia shënon mbi 600 viktima në 24 orë

Italia humbet ecurinë pozitive të ditëve të fundit në pandeminë koronavirus. Më shumë se 600 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, me një total prej 19 mijë viktimash që prej shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Rritje pësoi dhe numri i rasteve të reja, ku në ditën e fundit u shënuan rreth 2 mijë të infektuar me Covid-19. Ndërkohë, i vetmi raportim pozitiv nga Italia lidhet me pacientët e shtruar në terapi intensive që shënoi rënie.

Ndërkohë, qeveria e Romës ka zgjatur masat dhe izolimin deri më 3 maj, ndërsa thekson se është ende shpejt për të kaluar në fazën e dytë të pandemisë.

Për të përgatitur vendin dhe organizuar lehtësimin e masave do të krijohet një task forcë. Fillimisht do të tentohet zgjatja e orëve të daljes së qytetarëve dhe hapja e disa bizneseve./a2