Arcuri: Fundi i pandemisë ende larg, mos bëni shaka

Në ditët në vazhdim mos bëni asnjë shaka, vazhdoni dhe nëse është e mundur forconi bindjen dhe detyrimin për të ndjekur parashikimet që ju kemi dhënë për këtë fazë, pasi fundi është ende larg, deklaroi sot Komisari i Jashtëzakonshëm italian për Emergjencat, Domenico Arcuri.

”Unë vazhdoj t’ju lutem, qëndroni në shtëpi, jini të kujdesshëm dhe vazhdoni të jeni të përgjegjshëm ashtu siç ke qenë deri tani”, theksoi ai gjatë një konference për shtyp të Mbrojtjes Civile italiane.

“Ne patjetër do ta hedhim pas shpatullave këtë emergjencë dramatike vetëm kur të zbulohet një vaksinë efikase. Deri atëherë kemi vetëm një antidot: veten dhe sjelljet tonë”, tha Arcuri.

“Para së gjithash masat duhet të shërbejnë për të parandaluar dhe përmbajtur infeksionet. Ne jemi ata që duhet të ndihmojmë veten. Ne nuk mund dhe nuk duhet të humbasim kohën e daljes së të ashtuquajturës faza 1”, theksoi Komisari i Jashtëzakonshëm italian për Emergjencat, Domenico Arcuri.

Deri sot Italia ka gjithsej 147 577 raste me koronavirus, me 18 849 vdekje.