Covid-19: Chelsea konfirmon raste të reja – shkon me katër mungesa në ndeshjen ndaj Man City

Blutë konfirmojnë raste të reja me Covid-19. Sot janë shtuar edhe tre lojtarë të tjerë në listën e të infektuarve.

Chelsea kështu shkon me katër mungesa në ndeshjen kundër liderëve të ligës, Manchester City, përcjell lajmi.net.

Andreas Christensen është një nga lojtarët që doli pozitiv sot.

Reece James, Ben Chilwell, Chabolah e Edouard Mendy po ashtu do të mungojnë.

Chelsea pritet ta ketë mjaft të vështirë ndaj Manchester City. Ndeshja luhet nesër me fillim nga ora 13:30.