Radev: Pres mbrojtjen e interesave bullgare, nuk jam për afate, por për rezultat

Presidenti i Bullgarisë- Rumen Radev pret që Këshilli i Koalicionit sonte të përcjellë vendimet e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare në janar për Maqedoninë e Veriut. Radev tha se takimet nuk janë aq të rëndësishme se sa rezultatet.

“Pres që Këshilli i Koalicionit sonte të ndjekë konsensusin dhe opinionin e arritur nga Këshilli Kombëtar Këshillimor i Sigurisë në janar, për të mbrojtur interesin bullgar dhe kriteret e anëtarësimit të Kopenhagës, të cilat bazohen shumë saktësisht në të drejtat e njeriut dhe mos-diskriminimin. Nëse e gjithë kjo ndodh, ne do ta ndihmojmë Maqedoninë e Veriut që vazhdimisht të ndjekë këtë rrugë”, tha Radev.

I pyetur se cili ishte qëndrimi i qeverisë për Maqedoninë e Veriut, Radev para takimit tha se fokusi i qeverisë në politikën e jashtme nuk mund të zgjidhë problemet e brendshme të vendit.

“Unë pres që kjo aspiratë dhe energji, e cila është investuar në zgjidhjen e problemeve me RMV-së në rrugën e saj drejt BE-së, të zbatohet”, tha Radev.

Qëndrimi i Radevit mbetet i pandryshuar – fillimi i negociatave nuk duhet të lidhet me afate, por me rezultate, veçanërisht për të drejtat e bullgarëve në RMV.

Me kërkesë të kryeministrit bullgar Kirill Petkov, partnerët e koalicionit në qeverinë bullgare sonte do të mbajnë një këshill të jashtëzakonshëm, temë kryesore e të cilit janë marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

Pritet që Petkov t’u shpjegojë partnerëve të tij se përse kërkoi nga presidenti bullgar Rumen Radev që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe të prezantojë atë që është arritur deri më tani në dialogun me Shkupin.

Gjatë një vizite në Romë dhe Vatikan më 24 maj, Petkov njoftoi se do të thërriste një mbledhje të këshillit të koalicionit.