Costa mund të debutojë me Wolves në ndeshjen ndaj City

Diego Costa edhe zyrtarisht është rikthyer në Premier League.

Sulmuesi me prejardhje braziliane ka nënshkruar marrëveshje me skuadrën e Wolverhampton Wanderers.

Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, Costa mund të debutojë me Wolves në ndeshjen e së shtunës, përcjell lajmi.net.

Wolverhampton do të luajë ndaj skuadrës kampione në fuqi, Manchester City.

Mbetet të shihet nëse aventura e dytë e Costa në Premier League do të jetë aq e suksesshme sa e para.